“I mjafton një telefon për të bërë skena”, Sadiku: Mediat profesionale janë në luftë me raportime të ndryshme në rrjete sociale

November 2, 2024
1 minut lexim


Në episodin e sotëm të serialit “Robin Hud” që transmetohet në TV21, në bashkëpunim me kolegët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor trajtojmë temën -Klientelizmi dhe censura, partitë politike me “redaksi të tyre mediatike”. Në lidhje me këtë temë, Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se gazetaria profesionale sot është në luftë me raportime të ndryshme nëpër rrjete sociale dhe plaforma “online”, të cilat janë mjet i gupeve të ndryshme të interesit për propagandë.


“Duhet ditur të dallohet pra kur një raport i gazetarisë është i bazuar në fakte, është i bazuar në burime, në referenca, është i konfirmuar, është i verifikuar, i ka kaluar të gjitha filtrat para se të publikohet, nga një raport tjetër që është kryesisht me supozime, me propagandë me çfarëdolloj metode që ata e zgjedhin për ta ndikuar një grup të caktuar të shoqërisë, prandaj kjo është lufta e mediave profesionale sot me këto faqe, me këto rrjete sociale, me këto forma të tjera të të bërit gazetari, sepse sot secili qytetar mund të jetë gazetar, i mjafton një telefon me vete dhe të dalë të bëjë skena kudo nëpër rrugët e një qyteti të caktuar, edhe më pastaj i mbetet shikuesit që ta vlerësojë të vërtetën”, shtoi Sadiku.

Episodin e plotë mund ta ndiqni sot në TV21 me fillim nga ora 12:05.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti i KE-së: Ulja e numrit të nxënësve, rezultate të dobëta të PISA-s, ligje të pa miratuara

Story i radhës

Rama krah skeletit shijon vikendin: Diell Korçe mbas Hallouinit

Të fundit nga

ShkoLartë