“I mituri ishte prekur nga plumbi në qafë”/ Dëshmitari okular i tragjedisë në Klos rrëfen momentet pasi kërciti arma

min lexim

Një nga dëshmitarët okularë të tragjedisë që ndodhi të mërkurën e 12 tetorit në qendër të Klosit ku mbetën të vdekur tre persona, mes tyre një adoleshent 17 vjeçar ka treguar detaje lidhur me krimin e rëndë.

Sipas dëshmitarit, të cilit i referohet News 24, 17-vjeçari ishte prekur nga plumbi në qafë, ndërsa i ati tregonte ende shenja jete, ndërsa kalimtarët tentuan t’i ofronin ndihmën e parë.

Nuk pata mundësi të jepja ndihmë se nuk mund të afrohej kushdo, nuk e dinim kush ishte. Policia kishte mbërritur dhe po largonte njerëzit. Të dy palët kanë qenë duke rrafshuar muhabetet në lokal. Nuk ka pasur debate, nuk kam dëgjuar asgjë, asnjë ngritje zëri, as ngacmim me duar. Isha brenda në lokal, kur dola nuk pashë njeri, ikën të gjithë me vrap. Kur dola jashtë i pashë të shtrirë, djali kishte vdekur menjëherë, babai ishte i shtrirë dhe nuk fliste.

Vetëm një polic u afrua që t’i japë ndihmën e parë, tentoi t’i nxirrte gjuhën. Djali ishte goditur në qafë, I kishte dalë gjaku atij. I plagosuri nuk fliste. Për 2 orë nuk e kuptuam se kush e kishte bërë vrasjen. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë konflikt, kalonin dhe përshëndesnin njëri-tjetrin. Kam dëgjuar vetëm që kanë pasur një debat, dhe u ulën për të rrafshuar debatin që kishin.

Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për historinë e vajzës që nuk shkonte në shkollë, nuk dinte njeri gjë për këtë debat. Jemi tronditur nga kjo tragjedi, nuk e priste askush, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Nuk e dimë a ka qenë zënkë e momentit, a ka qenë nga pija, nuk e dimë”, u shpreh dëshmitari okular i ngjarjes, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti takohet me Lajçak, pas takimit kryeministri i Kosovës nuk flet për mediat

Story i radhës

Microsoft Office do të ribrandohet në Microsoft 365

Të fundit nga