I martuar apo beqar, cila është zgjedhja më e mirë?

July 12, 2023
min lexim

Të qenit beqar apo në një lidhje ka të mirat dhe të metat e veta. Ekspertët thonë se nuk është më mirë të jesh beqar/e, ashtu sikurse jo domosdoshmërisht është më mirë të kesh një lidhje.

“Ajo që është e duhur për ne varet nga situata jonë në veçanti: mosha, historia sentimentale, qëndrueshmëria emotive, stili i jetës”, thotë seksologia Jess për Huffington Post.

Prandaj, cilat janë avantazhet e të qenit beqar/e?

1. Bën më shumë ushtrime fizike

Ndoshta keni lexuar diku se martesa është një kurë për gjithçka, që nga shqetësimet kardiake deri tek depresioni, por studimet thonë se dhe të qenit beqar i bën mirë shëndetit. Dr. Jess thotë: “ Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve”. Ushtrimet fizike janë të lidhura me përfitime të tjera për shëndetin, si përmirësimi i humorit, rritja e energjisë, përmirësimi i cilësisë së gjumit, aktivitetit kardiovaskular.

2. Kujdesesh më shumë për veten

Studimet thonë se ka rezultate të ndryshme nëse krahasojmë të dhënat shëndetësore të një femre të martuar, me një femër që ka qenë gjithnjë beqare. Sipas një studimi femrat beqare kanë treguar rezultate më të larta në tre parametra: shëndeti i përgjithshëm, ditët që ka qenë sëmurë dhe vizitat.

Një tjetër studim i 2013 i Health Psychology thotë se kush është martuar dhe është i lumtur ka mundësinë më të madhe të shtojë në peshë në katër vitet e ardhshme të martesës.

3. Je më aktiv me shoqërinë

“Disa ekspertë thonë se beqarët janë më të lirshëm, krijojnë lidhje shoqërore më të forta në krahasim me personat e martuar, pasi kërkojnë më shumë raste për t’u socializuar”, thotë seksologia Jess.

4. Ha më shëndetshëm

Të jetosh një lidhje jo të shëndetshme që përfundon në divorc, është e dëmshme si për mendjen dhe për trupin. Lidhjet “e sëmura” dhe jo të lumtura mund të çojnë në një sërë sjelljesh si “comfort feasting”, (të hash çdo gjë duke u shëndoshur, duke e parë si rrugë ngushëllimi), dhe “control feasting” (të privohesh nga ushqimi për të kontrolluar diçka në jetë).

5. Miqësitë zgjasin më shumë

Edhe pse kundër dëshirës, kur martohemi shumë miqësi përfundojnë në plan të dytë. Prioritet bëhen partneri apo partnerja, dhe familja. Kjo është e drejtë. Por nga ana tjetër, beqarët arrijnë të mbajnë në këmbë miqësitë e tyre dhe për këtë ata bëhen miqtë “më të mirë”.

6. Ke më pak borxhe

Paratë nuk vlejnë sa shëndeti dhe lumturia, por të kesh borxhe është stresuese. Duket se beqarët kanë më pak të tilla. Nëse është e vërtetë që çështjet e parave shkaktojnë stres të fortë, dhe stresi dëmton shëndetin, atëherë ky është një zbulim i rëndësishëm.

7. Mjaftohesh me veten

Kur je vetëm mëson të gëzosh kohën vetëm për veten tënde. Mundësia për të jetuar në një mënyrë të pavarur dhe të kënaqshme është një “teknike e rëndësishme mbijetese”, që personat në çift nuk e gëzojnë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Story i radhës

Stoltenberg-Zelenskyt: E pres me padurim ditën kur do të takohemi si aleatë të NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë