I lini rrobat pa larë për shumë ditë?

June 6, 2022
1 minut lexim

Shpesh lëmë rrobat e palara në dhomë për disa ditë. Kjo mund të duket e pafajshme për shëndetin tonë, por në fakt, është një zakon që duhet ta heqim. Sipas ekspertëve, aromat e njeriut që mbeten në rrobat e pista veprojnë si “magnet” për marimangat dhe shumë insekte edhe nëse nuk i shohim me sy.

Sipas një studimi të ri nga ekspertët e Universitetit të Sheffield, rrobat e pista që hedhim në dhomën e gjumit janë një magnet për çimkat dhe insektet e tjera. Çimkat zakonisht fshihen në qepjet dhe në brendësi të dyshekëve ose nën shtretër, por ato gjenden edhe diku tjetër.

Meqenëse ushqehen me gjak, ne mund t’i gjejmë kudo. Ekspertët që kanë studiuar këtë temë arritën në përfundimin se rrobat duhet t’i vendosim në një shportë dhe të mos i lëmë aty për shumë ditë. Për të shmangur përhapjen e tyre në shtëpi, këshillohet t’i lani rrobat sa më shpejt.

“Insektet e ashtuquajtura “insekte shtrati” tërhiqen nga njerëzit dhe prandaj thuhet se rrobat e ndotura mund t’i tërheqin njësoj, duke lejuar që këto insekte të rriten në numër dhe të përhapen në shtëpi.”, thuhej në studim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaferi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Story i radhës

Zelensky paralajmëron ngecje të madh të grurit

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë