Policia greke po heton një ngjarje të rëndë pasi në Tregun e Perimeve në Rentis, ku një biznesmen është gjetur i pajetë në një kamion. Ai u gjet i lidhur dhe gojën ia kishin zënë.
Trupi i burrit është gjetur nga punëtorët në Tregun e Perimeve kur hynë në kamionin e parkuar në një parking në rrugën ‘Kennedy’.
Viktima është gjetur i lidhur me kravatën e tij dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një biznesmen 47-vjeçar që ushtronte aktivitet në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur një mjek dhe policia.