I lagu me ujë sepse i pengonin që festonin, ia kthyen me kanaçe – e pëson keq shkupjania

Një shkupjane e ka pësuar keq nga festa e disa të rinjve në Gazi Babë. Ata ishin duke festuar para shtëpisë së saj, por ngaqë i ka penguar zhurma, e njëjta i ka lagur me ujë. Ia kanë kthyer me kanaçe, transmeton TV21.

“Më datë 08.05.2024 në ora 23.20 në SPB Shkup, I.S.(44) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:30 në rajonin e Gazi Babës, duke iu hedhur ujë, ka paralajmëruar disa persona të cilët kanë qenë duke festuar para shtëpisë së saj, që ta ulin zhurmën, ku më shumë njerëz kanë gjuajtur me kanaçe drejt saj. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ftesa e Shqipërisë për Serbinë, reagon edhe Shkëlzen Gashi – publikon këtë fakt për Kosovën!

Story i radhës

Gazetari Bregu tregon rastet tronditëse: Nëna vrau fëmijët duke ngrënë bukë, kur erdhi në vete kërkoi…

Të fundit nga