Pasditen e 29 korrikut në Civitanova Marche (Macerata), në Corso Umberto, një rrugë shumë e ngarkuar e mbushur me dyqane, ka ndodhur një vrasje para syve të kalimtarëve.
Një 32-vjeçar italian nga Kampania ka vrarë një 39-vjeçar nigerian të quajtur Alika Ogorchukwu duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte.
Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas mediave italiane emigranti nigerian i ka bërë një kompliment partneres që kishte në krah 32-vjeçari, gjë që e ka acaruar të riun aq sa për t’i marrë jetën atij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e të gjithëve dhe kamerat e vëzhgimit por edhe dëshmitarët me telefona kanë kapur sekuencën e sulmit të dhunshëm.
Në video shihet se Alika u ndoq, u hodh në tokë dhe më pas u rrah egërsisht për të humbur ndërgjegjen me agresorin që u largua me vrap, por u kap shumë shpejt nga policia.
Viktima përdorte paterica për të ecur pasi kishte qenë viktimë e një aksidenti rrugor në të kaluarën. Ai jetonte në San Severino Marche dhe herë pas here punonte edhe si shitës ambulant, ndërsa sot ishte ditë tregu në Civitanova. Medias raportojnë gjithashtu se Alika ishte i martuar dhe baba i një fëmije.