Avokati, Taulant Hodaj ka komentuar ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.
Hodaj ka thënë se secili pushtet është i pavarur dhe se nuk ka frikë e ndërlidhje mes Qeverisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.
“Nuk ka frikë mes pushteteve. Nëse kish pas frikë mes pushteteve nuk iu kish dërgu ftesa në këtë fushatë para zgjedhjeve”, ka thënë Hodaj.
Sipas Hodajt, kryeministri dhe prokuroria po veprojnë në suaza të ligjit.
“Ende janë të lujtë me suaza të rregullave që janë të aplikueshme në Kosovë. Edhe prokuroria ftesën e ka ba në kuadër të ligjit edhe kryeministri nuk ka shku atje në suaza të ligjit dhe rregulla të procedures penale”, ka thënë Hodaj.
Ai ka thënë gjithashtu se po të ishte avokat i Kurtit do ta këshillonte që të mos shkonte në Prokurorinë Speciale, ngaqë siç tha ai, mund të interferojë në procesin zgjedhor.
“Unë jam avokat. Me pas kanë avokat i kryeministrit edhe unë kisha këshillu mos me shku deri të kryhen zgjedhjet”, ka thënë Hodaj.
Burimi: botasot.info