I kërkuar nga Interpoli dhe i arrestuar, sa është pasuria e Hasan Krasniqit?

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari. Sipas MPJD, Krasniqi është ndaluar më 19 shkurt, në pikëkalimin kufitar “Gyushevo”.

Ai është ndaluar pasi ka qenë në kërkim nga Interpoli.

AI duke qenë në pozitën e kryeshefit, ka deklaruar edhe pasurinë e tij, në Agjensinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar në vitin 2022 se posedon një shtëpi në vlerën 70 mijë euro dhe tokë në po të njëjtën vlerë.

Ai kishte deklaruar edhe një kredi në vlerën 30 mijë euro.

Nga pozita që ai mban ka deklaruar se ka pagën 1,400 euro si dhe një pagë prej 400 euro nga një kompani private./Bota sot

Story i mëparshëm

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Story i radhës

Qytetarët të pakënaqur që skadoi “çmimi i garantuar” – Inspektorati i Tregut paralajmëron gjoba për keqpërdoruesit

Të fundit nga