Një i ri rus i është bashkuar ushtrisë në sulmet ndaj Ukrainës.
Por, i njëjti është kapur nga autoritet ukrainase, derisa më pas i është dhënë mundësia të kontaktojë me nënën e tij.
Në një bisedë telefonike me nënën e të, ai i tregon se shokët e tij janë vrarë.
“I kanë vrarë të gjithë, as trupat nuk i kanë larguar, unë jam ende gjallë”, i thotë ai nënës së tij.
“Unë dua që ti të vish në shtëpi”, i thotë ajo.
Në një moment nëna e tij e cila nuk mban dot lotët, e lut atë të kthehet në shtëpi.
Ushtari rus gjithashtu i ka treguar nënës së tij se ukrainasit nuk po e turtojnë apo sillen keq me të.
“Ata nuk po më godain mua, nuk po më keqtrajtojnë, po më japin bukë”, thotë ai derisa e përfundon telefonatën duke i thënë nënës që ta puth djalin e tij.
Theksojmë se ushtarët rus kanë akuzuar Vladimir Putinin se i ka përdorur ata, duke i mashtruar rreth misioninit të tyre.