“I kanë bërë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakru”/ Rrëfim për masakrën e tmerrshme në Bujan të Lipjanit

April 13, 2022
min lexim

“I kanë bë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakruar”. Kështu rrëfen 80 vjeçari, Fejzullah Buja, nga ato çka ka dëgjuar për masakrën e para më shumë se një shekulli, në fshatin Bujan të Lipjanit. Axha i Fejzullah Bujës i kishte shpëtuar masakrës nga serbët, ku u vranë mbi 45 civilë shqiptarë të pa armatosur. Ata njëherë filluan t’i grumbullojnë burrat e fshatit, gjoja se do ju japin disa dokumente që mos të kenë telashe në qarkullim, por plani ishte krejtësisht ndryshe.

Fejzullah Buja, i cili sot mban emrin e gjyshit të tij që ishte masakruar në këtë fshat, kujton fjalët e axhës që i kishte mbijetuar kësaj masakre.

Për këtë masakër të Bujanit të vitit 1912 që ka ndodhur sipas tregimit të mixhës Lat edhe Fejzës babagjyshit tim. Këta kur kanë ardhur hordhia serbe… i kane thirrur fshatarët të gjithë të dalin megjithëse po u japin nga një vërtetim që mos me i nguc askush. Megjithatë Fejza gjyshi jem edhe mixha Lat janë dal dy vllaznia me shkua aty në thirrje sikur afër 100 metra pa u afrua tek ata (serbët), Fejza i ka bërtit mixhës Lat kthehu ti në shtëpi se po na vranë të dyve njëri të mbesim gjallë. Pak a shumë Fejza e kish pas ditë se çka po do me ndodhë…”, shprehet Buja.

Pavarësisht se nuk dihet saktë muaji apo dita  e kësaj ngjarje të rëndë, historia thotë se e errësira e parë e një mbrëmje kishte sjellur fundin e jetës së këtyre burrave të fshatit Bujan.

Fejza kish pas shkua drejt tek hordhia serbe çetnike kur shkon aty e pyesin ‘a janë dal krejt’ ai përgjigjet se ‘janë dal’. Kur janë dal krejt, krejt këta që janë të lartshënuar këtu… i kanë marr i kanë quar në mbrëmje ndërmjet dy Prelezave të Ferizajt, Prelezi i Muhaxherve dhe Prelezi i Jerlive edhe aty i kanë bë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakruar ka pesë ka gjashtë e prejshin shokën edhe i dërgonin me i masakru. Mixha Lat ka vdekur, na ka shpjeguar 20 vite i kam bërë jetë me mixhën Lat… Ai ka vdekur me 1963… edhe ka shpëtuar i ka shpëtuar masakrës dhe i ka rrit jetimet djemtë e vëllait, Shefkiun babain tim edhe hallën Nure. E Fejza u kanë gjyshi jem që është masakruar me gjithë ata fshatarët ndërmjet dy Prelezave të Ferizajit… Synim kishte pasur vetëm burrat, granim asnjë”, shprehet ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përballje spanjolle e angleze në gjysmëfinale të Champions League 

Story i radhës

Kovaçevski kërkon dorëheqjen e Muharremit ose do ta shkarkojë?!

Të fundit nga

ShkoLartë