Futbollisti i njohur gjerman, Joachim Streich, është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.
Sulmuesi, i cili mbahet mend si më i miri në historinë e Gjermanisë Lindore, ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje që e kishte munduar prej kohësh.
Ish-klubi i tij, Magdeburg, ka ndarë lajmin e trishtë.
Streich ka regjistruar me fanellën e tyre plot 223 gola në 321 ndeshje në vitet 1975-1985. E ndërsa me gjermanët ai gjeti plot 55 herë rrugën e rrjetës në 102 ndeshje të zhvilluar. Sulmuesi në fjalë, ka arritur të fitojë edhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Mynih 1972”.
Joachim Streich mbahet mend po ashtu nga tifozët shqiptrë, pasi arriti të shënonte plot 3 gola përballë Kombëtares Shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973, ku në ndeshjen e parë në Magdeburg realizoi një gol në fitoren 2-0 të Republikës Demokratike të Gjermanisë, e ndërsa në Tiranë 2 herë të tjera në fitoren 1-4 për gjermanët.