I iku disa herë policisë pasi përplasi disa mjete, arrestohet shoferi në Vlorë

March 14, 2025
1 minut lexim

Në vendin e quajtur rrethi Çoles, në Vlorë automjeti Mercedes-Benz, me targa AB780EY, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka përplasur automjetin e markës Toyota, me targa AB031GU, me drejtues shtetasin Redjon Skendo.

Me pas drejtuesi i automjetit Mercedes Benz është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, ne rrugën Gjergj Kastrioti ne afersi te vendit te quajtur Vola, automjetin e markes Ford me targa DY534WC, shtetase Adelina  Hysni  Kasaj (Kosta) jashtë rrezikut për jetën, punonjëse e I.E.V.P Vlore.

Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz është larguar sërisht nga vendngjarja ku ka kaluar ne drejtim te zverneci, i janë venë në ndjekje sherbimet e Komisariatit dhe të Drejtorise ku pas 30 min ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe automjetin e Shqiponjave duke vënë ne rrezik serioz jetën e tyre.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nga arresti shtëpiak, Asmir Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

Story i radhës

Haxhiu i reagon Bajramit: Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë