I gjuajti me grusht, Berisha: Lirojeni agresorin, autori është ulur në samit

December 6, 2022
1 minut lexim

Sali Berisha ka kërkuar lirimin e Gent Shehut, 31-vjeçarit i cili e goditi me grusht në protestë.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët.

Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama.

Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”- tha ish-kryeministri Sali Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fury dhe Chisora, pas duelit në një tavolinë

Story i radhës

Samiti BE – Ballkani Perendimor/ Ahmeti: Ditë historike për të ardhmen tonë të përbashkët europiane

Të fundit nga

ShkoLartë