i gjendet ne banese pushke dhe arme e luftes se dyte boterore arrestohet 68 vjecari ne bubq 6808c80ca12ca

I gjendet në banesë pushkë dhe armë e Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Bubq

April 23, 2025
1 minut lexim

Policia e Krujës ka arrestuar një 68-vjeçar, pasi gjatë një aksioni kundër armëmbajtjes pa leje, kanë gjetur armë në subjektin e tij.

Shtetasi Naim Kallaku, banues në fshatin Bubq, mbante një armë zjarri tip pushkë, si dhe një armë jofunksionale, e kohës së luftës së Dytë Botërore. Pas gjetjes së armëve, veprimet procedurale përfunduan me arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armëve si prova materiale. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Naim Kallaku u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti me cekine po ndertojme nje te ardhme te gjelber te perbashket 6808c2ae2074a
Story i mëparshëm

Mexhiti: Me Çekinë po ndërtojmë një të ardhme të gjelbër të përbashkët!

rasti i thacit dhe te tjeret enver sekiraqa eshte paraqitur si viktime ne hage 6808d172d687c
Story i radhës

Rasti i Thaçit dhe të tjerët, Enver Sekiraqa është paraqitur si viktimë në Hagë

Të fundit nga

ShkoLartë