Disa zona në Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbizotërohen nga moti i ftohtë me borë dhe ngrica. Sipas Sky News, vendi do të përfshihet nga temperaturat më të ulëta për të dytën ditë radhazi.
Met Office ka lëshuar një alarm të verdhë për borë dhe ngrica në Skocinë veriore dhe Anglinë verilindore nga mesnata e të martës deri mesditën e të enjtes.
Duke folur për ecurinë e motit gjatë ditës së martë zëdhënësi i Met Office Oli Claydon tha se deri të enjten në drekë ka gjasa që pjesa më e madhe e Anglisë të përfshihet nga dëbora dhe ngricat.
Ai tha se Skocia do të thyejë një tjetër rekord për temperatura të ulëta të martën pasi atij të ditës së hënë. “Pra një natë e ftohtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.
Kjo është konsideruar si dita më e ftohtë në Mbretërinë e Bashkuar që nga dhjetori 2010 dhe pritet që temperaturat të zbresin deri në -10 gradë celcius.