i ftohti ekstrem ne shqiperi ishp per qytetare vishuni trashe dhe dilni te shoqeruar 61ed71b9412f8

I ftohti ekstrem në Shqipëri, ISHP për qytetarë: Vishuni trashë dhe dilni të shoqëruar

January 23, 2022
1 minut lexim

Instituti i Shëndetit Publik nisur nga temperaturat e acarta që kanë mbërthyer vendin, u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke hedhur rërë ose kripe si dhe të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në postimin e ISHP-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e2808bne peje u zhvillua kampionati xhudos per senior 61ed71b3e58ea
Story i mëparshëm

​Ne Pejë u zhvillua Kampionati xhudos për Senior

e2808bparashikimi i motit per pese dite 61ed71bd6952a
Story i radhës

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Të fundit nga

Prirja e votës dhe projeksioni në nivel kombëtar

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04

Horoskopi ditor, e Martë 6 Maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët
ShkoLartë