I fërkoni sytë sapo zgjoheni? Mjekët shpjegojnë pse duhet ta ndaloni këtë gjë

min lexim

Me siguri e keni gjetur veten duke fërkuar sytë në një moment. Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe zakonisht njerëzit e bëjnë këtë sapo zgjohen. Është një zakon i çuditshëm, por mund të ndihmojë disa. “Shikimi” i përditshëm pas telefonit apo PC-së është një tjetër arsye pse disa njerëz fërkojnë sytë.

Cilado qoftë arsyeja, ekspertët thonë se nuk është aspak e shëndetshme. Lëkura nën sy është më e holla në trup, theksojnë ekspertët. Dermatologia Dr. Nava Greenfield vuri në dukje se nëse e bëni këtë veprim më shumë se dy herë në ditë, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Zakonisht diçka irriton syrin dhe njerëzit shtrijnë dorën për ta fërkuar pak për të ndaluar kruajtjen. Sytë e thatë janë një tjetër arsye. “Edhe pse fërkimi do të nxisë prodhimin e lotëve, është më mirë të shtoni disa pika në sy dhe të anashkaloni fërkimin e shpeshtë“, u shpreh dermatologia.

Ajo shton se është mirë që në atë rast të vizitoni një okulist. Gjithashtu, alergjitë mund të jenë një tjetër shkaktar. Dermatologët sugjerojnë që t’i mbani duart larg syve sepse fërkimi mund të ndikojë seriozisht në pamjen tuaj, në radhë të parë në lëkurën e fytyrës, por edhe në shëndetin tuaj.

Ky zakon në dukje i padëmshëm mund të shkaktojë: sy të gjakosur, rrathë të zinj, dëmtimin e kornesë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Szunyog: Ta ruajmë paqen në Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Xavi zbulon favoritët e tij për të triumfuar në Kupën e Botës

Të fundit nga