I dyshuari për të shtënat në SHBA akuzohet për vrasje

min lexim

Personi i akuzuar për të shtënat më 4 korrik në afërsi të Çikagos është akuzuar për shtatë vrasje, thanë zyrtarët amerikanë.

Robert Crimo, 21 vjeç, do të ndëshkohet “për vrasjet kundër komunitetit tonë”, tha prokurori Eric Rienhart.

Sulmi në Higland Park, ku po mbahej një paradë për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, la të vdekur shtatë persona dhe mbi 30 të plagosur.

Rinehart shtoi se dhjetëra akuza të tjera do të ngrehen para se të përfundojë hetimi për këtë ngjarje.

“Këto janë akuzat e para të shumë akuzave që do të ngrehen kundë Crimo”, tha ai.

“Dua ta theksoj këtë, do të ketë më shumë akuza”, shtoi prokurori Rinehart.

I dyshuari po akuzohet se ka qëlluar 70 plumba të një pushke të fuqishme drejt turmës dhe për maskim si grua në mënyrë që të mund të ikte nga vendi i ngjarjes së bashku me turmën.

Pas tetë orësh ndjekjeje më 4 korrik, policia arrestoi Crimon dhe atij më pas iu gjet edhe një pushkë tjetër, e ngjashme me atë që kishte përdorur për ta kryer sulmin. Ndërkaq, edhe tri armë të tjera zjarri iu gjetën në shtëpi.

Policia amerikane ka thënë se beson se i dyshuari kishte pasur dy kontakte të mëhershme me forcat e zbatimit të ligjit, por megjithatë kishte qenë në gjendje që të blinte pesë armë gjatë vitit të kaluar.

Në prill të vitit 2019, policia ishte thirrur në shtëpinë e tij pas supozimeve se ai kishte tentuar që ta vriste veten. Ndërkaq, në shtator të po atij viti, policia ishte thirrur nga një familjar i tij, i cili ka thënë se Crimo kishte kërcënuar se do të “vriste të gjithë”. Në atë rast, policia kishte konfiskuar 16 thika dhe një shpatë në shtëpinë e Crimos.

Crimo do të dalë para gjykatës të mërkurën për vrasjen e shtatë personave më 4 korrik.

SHBA-ja viteve të fundit po përballet vazhdimisht me të shtëna masive./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Story i radhës

Ekskluzive/ Shaip Kamberi flet për “Bota sot”: Çështja e Luginës patjetër duhet të jetë pjesë e Marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Të fundit nga