I dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 2021-shin, mbërrin i ‘maskuar’ në gjykatë Elmir Tufa

Është arrestuar autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Çukë-Fanar.

Sipas burimeve policore të Sarandës bëhet me dije se është arrestuar 51-vjeçari Theofan Kaishi, autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti, 47 vjeç, banor i fshatit Metoq.

Kaishi, njëherësh edhe autor i aksidentit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.

Pritet konkluzioni hetimor eksperti autoteknik të përcaktohet edhe shkaku. Duhet thënë edhe fakti që aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në errësirë të plotë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Teuta “e gjymtuar” pret Laçin në Durrës

Story i radhës

​Një pjesë e Prishtinës ende pa ujë të pijes, ujësjellësi beson në përmirësimin e situata

Të fundit nga