I doli emri në “Primaret” për Tiranën, Jul Deda tregon ku e mori vesh lajmin: Sot në PD lexohet ç’do votë!

1 minut lexim

Aktori Julian Deda ka reaguar pas daljes së emrit të tij si kandidat për në “Primaret” e Partisë Demokratike, ne garen e Bashkisë se Tiranës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Deda ka bërë me dije se lajmin për emrin e tij e mori vesh teksa ishte në mes të trafikut.

Ai shtoi se tashmë në Partinë Demokratike lexohet çdo votë dhe uroi që prej kësaj risie të dalë fitimtar më i miri.

“Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.

Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!”, u shpreh Deda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE: Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje evropiane për zbutjen e tensioneve

Story i radhës

Takimi për klimën, Guterres: Bashkëpunoni ose do të zhdukemi

Të fundit nga