Paulo Dybala vazhdon të lidhet fuqishëm me Interin pasi i dha fund aventurës së tij me Juventusin, por ai ka insistuar se edhe më tutje nuk ka marr vendimin final për të ardhmen e tij.
Argjentinasit i përfundon kontrata në muajin e ardhshëm duke u bërë lojtar i lirë dhe për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Roma, Arsenali, PSG dhe Tottenhami.
Së fundi ai ishte prezent në qytetin e Milanon në një event humanitar të organizuar nga Samuel Eto’o dhe foli për të ardhmen e tij.
“Nuk preferoj sot që të flas për të ardhmen time për shkak se ende nuk kam vendosur asgjë. Do të bëjë më të mirën për veten time”, tha Dybala.