I dërguari i SHBA-ve, David Wisner takim me Bushkën dhe Çupin: Diskutuam për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci

1 minut lexim

I ngarkuar me punë i SHBA-ve, David Wisner ka takuar kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën si dhe nënkryetaren Dhurata Çupin.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi dhe roli i opozitës në një demokraci të shëndetshme.

“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite.

Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.“-thuhet në njoftimin e ambasadës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Tetovës: Mbi 45.000 libra mungojnë në shkollat e Tetovës

Story i radhës

​Napoli: Bullgaria zë vendin qendror në planet e mbrojtjes së krahut juglindor të NATO-s

Të fundit nga