i denuari per tentim vrasje arrestohet ne gjilan dergohet ne vuajtje te denimit 69f07f1ee50c4

I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet në vuajtje të dënimit

April 28, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

I arrestuari është M.A, i lindur në vitin 2005, dhe se i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Komunikata:

Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 28 prill 2026                                                                                                                           

Me datën 28.04.2026 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të implementimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar personin M.A. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2005).

I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë në realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

australia kercenon me sanksione meta google dhe tiktok 69f07e2d58bdd
Lajmi i mëparshëm

Australia kërcënon me sanksione “Meta”, “Google” dhe “TikTok”

i denuari per tentim vrasje arrestohet ne gjilan dergohet ne vuajtje te denimit 69f07f1f2d34b
Lajmi i radhës

I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet në vuajtje të dënimit

Të fundit nga

ShkoLartë