I dënuari për ryshfet, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, tani punon si magazinier – gjatë ditës i lirë, natën në burg

May 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 maj – I dënuari ish-gjykatës i Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev, i dënuar për marrje ryshfeti, tani është punësuar si magazinier, mëson “Skopje1”. Kjo i mundëson që ditën ta kalojë jashtë burgut, por në mbrëmje duhet të kthehet për të fjetur aty. Këtë lehtësi e ka fituar pasi ka vuajtur më shumë se një vit nga dënimi me tre vite burg. Ai është transferuar nga burgu i Shkupit në burgun e Strumicës.

“I dënuari rregullisht përdor lehtësime si fundjava tre-ditore dhe dalje shtatëorëshe. Që nga sot është i punësuar në një firmë private, me pëlqimin e dhënë nga drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve,” tha për “Skopje1” drejtori i burgut, Zoran Ristov.

Edhe gjatë vitit të kaluar, Georgiev ka përfituar nga lehtësitë. Sipas informacioneve të “Skopje1”, ai ka dalë për fundjava në përputhje me rregulloren e burgut. Të gjitha këto privilegje i ka fituar për shkak të sjelljes së mirë.

Ndryshe, Georgiev arriti marrëveshje me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit nga djali i ish-kryetarit të komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev, dhe pranoi një dënim me burg prej tre vjetësh, si dhe ndalim për ushtrimin e profesionit apo funksionit publik për tre vite.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickoski: BE-ja mbetet qëllimi ynë strategjik

Story i radhës

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?”/ Curri i drejtohet demokratit: Jemi të shqetësuar, nuk po e gjen dot njeri

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë