i denuar ne itali me mbi 7 vjet burg per disa veprimtari kriminale arrestohet ne vlore 38 vjecari me qellim ekstradimin 6ae46d1fb12f8

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin

October 30, 2026
1 minut lexim

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.  

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

51 aksidente dhe 2225 gjoba trafiku te shqiptuara per 24 ore 6ae46cbfc67b7
Lajmi i mëparshëm

51 aksidente dhe 2225 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

cmim i arsyeshem brenda tregtise se paligjshme me foshnje ne iran 6ae46d57cd21c
Lajmi i radhës

“Çmim i arsyeshëm”: Brenda tregtisë së paligjshme me foshnje në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë