i denuar me mbi 7 vite burg per organizate kriminale dhe trafik droge ekstradohet ne itali 40 vjecari nga shijaku 6ae4a597cf756

I dënuar me mbi 7 vite burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

October 30, 2026
1 minut lexim

Një 40-vjeçar nga Shijaku, i dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar drejt shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për Fatjan Stafën, alias Fatjan Dushku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, Stafa, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ai dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes palëve, duke organizuar lidhjen deri në dorëzimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.

Pas ekstradimit, 40-vjeçari do të vuajë në Itali pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia italiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia shenon rritje te numrit te pasagjereve me avion 6ae4a55baf47f
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria shënon rritje të numrit të pasagjerëve me avion

celesi ne brave vetura ne duart e te miturve vidhet ford fiesta nga nje autosallon ne diber 6ae4a5fc8fe9d
Lajmi i radhës

Çelësi në bravë, vetura në duart e të miturve – vidhet “Ford Fiesta” nga një autosallon në Dibër

Të fundit nga

ShkoLartë