I dënuar me 27 vite burg si drejtues i një karteli droge në SHBA, kush është shqiptari që përfitoi nga amnistia e Biden

December 15, 2024
1 minut lexim

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, i ka falur ose ulur dënimet më shumë se 1500 personave të dënuar, përfshirë edhe drejtuesve të karteleve apo trafikantëve të drogës, mes të cilëve është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave të huaja, mes emrave të personave të liruar nga Biden është edhe shqiptari Francesk Shkambi, i dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria.

Po ashtu, raportohet se sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi.

“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029.

Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve.

Zyra e Presidentit tha se Biden po u jep mëshirë afro 1500 amerikanëve të cilët kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe një angazhim të fortë për t’i bërë komunitetet e tyre më të sigurta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qindra qytetarë në Vushtrri në prezantimin e kandidaturës së Xhevahire Izmakut

Story i radhës

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa zbarkon në Çair, takon strukturat dhe aktivin e partisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë