Mbrëmjen e së dielës, policia në Peristeri arrestoi një shqiptar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge .
Sipas informacioneve, shqiptari akuzohej për përfshirje në rreth 60 raste të trafikut të drogës.
Mediat greke bëjnë me dije gjithshtu se shqiptari i arrestuar kishte shqetësuar autoritetet edhe për krime të tjera.
Ndërsa në të kaluarën ka vuajtur dënime të ndryshme në burgjet e shtetit fqinj.