I del në mbrojtje kundërshtarit duke goditur tifozin

1 minut lexim

Skenat e dhunës janë diçka e zakonshme në futbollin latin.

Në ndeshjen e Kupës së Brazilit mes Juventudes dhe Internacionit, u regjistrua një episod i veçantë.

Në barazim 1-1 përfundoi takimi i dytë i raundit të 1/16-ve, me Juventuden që u kualifikua si pasojë e triumfit 2-1 në sfidën e parë të luajtur në transfertë.

15 minuta përpara fundit, një tifoz i Internacionalit u fut në fushë dhe u turr për të goditur Enner Valencian, lojtarin e skuadrës së tij.

Alan Ruschel, mbrojtësi i majtë i ekipit vendas, i doli në ndihmë futbollistit kundërshtar duke frenuar dhe goditur agresorin.

Tifozi përfundoi i shtrirë në tokë nga lojtarët e Juventudes, për t’u larguar më pas nga forca e sigurisë.

VAR-i ndërhyri dhe arbitri kryesor vendosi të ndëshkonte me karton të kuq 34-vjeçarin, kapiteni i Juventudes.

Vendim që është kundërshtuar në masë dhe ka shkaktuar polemika të shumta në Brazil.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Nga 54 vendet në Afrikë, Egjipti dhe Nigeria janë më të fuqishme ekonomike

Story i radhës

“Kjo foto e Trump ka tre pika interesante”/ Pyet eksperti: A duhet ta ngrisim nivelin e gatishmërisë për ruajtjen e personaliteteve në vend?

Të fundit nga