Gjykata e Tiranës, ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Armando Xheladinin alias Jetnor Cinellarin, i cili rezultoi i provuar se ishte një nga shpërndarësit e kokainës në zonën e ish-stacionit të Trenit në Tiranë.
Xheladini, ka dalë sot para trupit gjykues në gjykatën e kryeqytetit, duke u njohur me masës e sigurisë që ka kërkuar prokurori i çështjes Drini Pali.
Përveç kësaj mase, kujtojmë se ndaj Xheladinit ka dhe një masë tjetër “arrest në burg” të marë nga gjykata e Korçës, pasi ai së bashku me Gëzim Latja dhe Edmond Qershia kanë vrarë në vitin 2008 në Athinë, Agim Xhambazin.
Sipas dosjes hetimore të relatuar sot në gjykatën e Tiranës, rezulton se në datën 5 Prill 2024, policia dhe prokuroria autorizojnë një agjent të sektorit të antidrogës, duke e koduar “Nadi”, i cili lejohet ti blinte lëndë narkotike të llojit “Kokainë”.
Pikërisht në këtë datë rreth orës 21:38 në rrugën “Karl Topia”, në afërsi të ish-stacionit të trenit, agjenti “Nadi” kreu blerjen e autorizuar tek personi Armando Xheladini.
Sasia prej 0.4 gramë bashkë me ambalazhin pas analizimeve të kryera rezultoi kokainë.