I arrestuar sot pasdite, kush është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës

March 27, 2022
1 minut lexim

Pas zjarrit në Komisariatin e Kamëz ka humbur jetën i paraburgosuri Arben Mici, 26 vjeç.

Mici është arrestuar ditën e sotme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme komisariati u përfshi nga flakët, ndërsa nga ngjarja, përveç viktimës ka mbetur i lënduar një tjetër i paraburgosur dhe një punonjës policie.

Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët janë shuar dhe situata është neutralizuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe po ashtu SHÇBA ndodhet në Kamëz.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Truss: Britania e Madhe mund të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nëse tërhiqet nga Ukraina

Story i radhës

Mbi një muaj nga pushtimi rus, miliona ukrainas largohen nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë