Hysi: Presim 170 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Më 23 tetor, Tirana do të presë eventin më të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, dhe përfaqësuesi i Bashkisë,

Roland Hysi thotë se presin 170 pjesëmarrës nga vende të të gjithë botës, ndërsa theksoi se ky aktivitet është një promovim për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Një aktivitet më i madh sportiv. Është një aktivitet që kulmon dhe promovon më së miri Shqipërinë, Tiranën dhe këdo. Jemi të lumtur të mirëpresim garues nga 170 vende të botës.

Kemi më shumë pjesëmarrjeje këtë vit. Janë katër disiplina. Nis në sheshin Skënderbej në orën 9.

Kemi nga 6 çmime, më datën 22 është martona e hapur, ku marrin pjesë nxënës, prindër. Aktiviteti më i madh është në datën 23. Sot është dita e fundit e regjistrimeve. Është pjesë e 1 mijë aktiviteteve që bashkia zhvillon në kuadër të kryeqytetit europian të rinisë.

Itinerari do jetë në rrugët kryesore të Tiranës, është llogaritur në mënyrë të tillë që garuesit ët shohin pikat kryesore të qytetit”- sqaroi Roland Hysi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cili është kërcënimi për Perëndimin?

Story i radhës

Rrëmbim, tradhti dhe… Arjola Demiri film për jetën e saj! Nga marrëdhënia e dhunshme me ish-burrin te ëndrra për një shtëpi

Të fundit nga