Hyseni takoi Barishiq, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë

September 16, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës.

“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela  Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.

“Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha kryetari Hyseni.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryediplomati estonez i jep shkollë Gjuriqit: “Jo fleksibilitet me agresor si Putini, as kthim të marrëdhënieve normale”

Story i radhës

AGK-ja i reagon FFK-së: E konsiderojmë këtë letër të hapur të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë