Hyseni: Qeveria “sekretin” e ka plan dhe mënyrë të punës, Asociacioni u siguron serbëve autonomi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyesni, tha se Qeveria Kurti “sekretin” e ka në plan dhe është mënyrë e punës së ekzekutivit. Hyseni se proces më të mbyllur dhe jo transparent nuk ka pasur Kosova, duke iu referuar dialogut me Serbinë.

Duke komentuar mospublikimin e draftit për Asociacioni, tha se krejt kjo po bëhet për shkak të përmbatjes së tij. Sipas tij, Asociacionin siguron autonomi institucionale edhe autonomi territoriale për veriun e vendit.

Ai më tej shtoi se se kjo ka qenë e ditur në dokumentet e më hershme ne vitet 2013 dhe 2015.

“Nuk ka qenë asnjëherë kështu, nëse e krahasojmë proceset negociatore, prej procesit të Vjenës proces më të mbyllur edhe jo transparent nuk ka pasur Kosova, dhe kjo nuk është pahiri kjo është për shkak se e kemi një Qeveri që sekretin e ka plan edhe në mënyrë të punës”.

“Me çka po shihet drafti i Asociacionit është ai që e kemi ditur të gjithë që është autonomi për serbët në përgjithësi autonomi institucionale edhe autonomi territoriale për veriun e vendit, kjo ka qenë në dokumentet e më hershme 2013-2015 të Asociacionit kjo ka me qenë edhe tash çka duhet ne të kemi parasysh që mungesa e transparencës”.

“… përveç që është problem në vetvete ka edhe një problem që është e fshehur mungesa e transparencës veç na tregon që ka një arsye që duhet me të mbahet i fshehur më faktin që mbahet fshehur kuptojmë që aty ka një problem që është përmbajtja e vetë Asociacionit”.

Story i mëparshëm

Përmirësohet situata pas reshjeve/ Hapet aksi Skuraj-Burrell, qarkullimi i mjeteve pa probleme

Story i radhës

Iu premtua shtëpi nga Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri tregon se çfarë ndodhi

Të fundit nga