Hyseni pret në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindje, lejtnant Eddy Simpson dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në këtë takim me karakter njoftues, përveç sigurisë dhe zhvillimeve të përgjithshme në komunën tonë, është diskutuar rreth planeve dhe të arriturave në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe fusha të tjera.

“Në emër të qytetarëve, i falënderova për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë, i cili është një parakusht për prosperitet.

Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim të mëtutjeshëm”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të dielën fillon llogaritja verore e kohës

Story i radhës

Del letra që Albin Kurti i dërgoi ambasadorit te BE-së

Të fundit nga