hyseni klubi i volejbollit drita ka thyer tashme te gjitha rekordet 6644d26e6722f

Hyseni: Klubi i Volejbollit “Drita” ka thyer tashmë të gjitha rekordet

May 15, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Sport Kushtrim Zeqirin, kanë pritur kampionet e volejbollit të Kosovës (KV Drita) të udhëhequra nga Lorik Ilazi.

I pari i Gjilanit tregon se këto janë kampion i Kosovës 2023/2024, fituan kupën e Kosovës më 2023, po ashtu fituan kupën e Pavarësisë më 2023, kupën e FVK-së më 2023.

Sipas Aban Hysenit, këta janë titujt vetëm për vitin 2023/24 të Klubit të Volejbollit Drita.

“Klubi i Volejbollit Drita, vajzat e qytetit, janë krenaria jonë. Ato po sjellin tituj vit pas viti, pa rreshtur, pa u ndalur”, tha kryetari i Gjilanit.

Më tej ai shtoi se nën udhëheqjen e Lorik Ilazit, mjeshtrit të jashtëzakonshëm sportiv, KV Drita ka thyer tashmë të gjitha rekordet.

“Vitet e fundit, që nga qeverisja jonë, mbështetja financiare për sportin është rekorde, sidomos për vajzat kampione.

Kjo mbështetje do të vazhdoj, pa ndërprerë dhe duke u shtuar”, tha kryetari Hyseni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pamje dramatike momenti kur kryeministri sllovak futet ne makine nga forcat e sigurise 6644d23459a7e
Story i mëparshëm

Pamje dramatike: Momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë

finalet ne kryeqytet 6644d44d1300d
Story i radhës

Finalet në kryeqytet

Të fundit nga

ShkoLartë