Hysen Durmishi lajmërohet me detaje për punimet në Badovc, ura ende askund

1 minut lexim

Numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka shkruar në “facebook” për punimet që ende po vazhdojnë për ndërtimin e Urës së Badovcit.

AI ka shkruar se pas ndryshimeve në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e strukturës për ndërtimin e bazamentit të Urës.

Sipas Durmishit, po punohet intensivisht që ndërtimi të përfundoj brenda afatit.

 “Vizitë për të parë punimet në ndërtimin e urës së Badocit. Pas ndryshimeve të nevojshme në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës. Po punohet intensivisht që ndërtimi u urës së re të përfundoj brenda afatit”, ka shkruar Durmishi.

Lajmin se Ura e Badovcit po bëhet, Durmishi e kishte dhënë në tetorin e vitit të kaluar. Sipas asaj që kishte shkruar Durmishi në atë kohë, punimet do të përfundonin brenda 125 ditëve.

Story i mëparshëm

“Tradita” vazhdon, Netflix po i fshin 34 filma

Story i radhës

“Në VLEN ekzistojnë qëndrime të ndryshme” – Minçev: Nga GjK varet nëse do të përgatisim ligj në vend të balancuesit

Të fundit nga