Hysaj humbet edhe besimin e Sarrit te Lazio

min lexim

Lazio do të blejë një mbrojtës të ri të majtë vetëm në rast të largimit të Hysajt. Sarri po e rivlerëson shqiptarin, pas zhgënjimit të pjesës së dytë të sezonit të kaluar.

Në rast se dikush do të bënte ofertë për shqiptarin, do të merrej në konsideratë. Sidoqoftë, deri në atë pikë, është e vështirë për Lotito që të marrë Marcelo e lirë, i sulmuar në mediat sociale nga tifozët e Lazios.

Ka më shumë gjasa një negociatë për Valeri të Cremonese, i cili në çdo rast do të ishte një blerje e mirëpritur nga tifozët bardhekaltër, duke qenë gjithmonë një tifoz i madh i Lazios. Për ta raportuar këtë lajm ka menduar sot “Corriere dello Sport”.

Nga ana e saj, “La Repubblica” bën me dije se Genaro Gatuzo kërkon ta ketë mbrojtësin shqiptar pjesë të projektit të tij te Valencia për sezonin e ardhshëm. Oferta pritet t’i bëhet shpejt Igli Tares. Hysaj nuk u përshtat në mënyën e duhur, në sezonin e tij të parë te Lazio, pavarësisht se në pankinë është trajneri që e njeh dhe e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër.

Transferimi në La Liga do të ishte një lëvizje e mirë për Hysajn në karrierë, duke ditur se do të punonte me një trajner si Gattuzo, i cili riktheu besimin e munguar te Napoli, ku punuan së bashku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasti “Zhan Mitrev”,qeveria miratoi informacionin e MSh-së

Story i radhës

Truss deklarohet kundër dërgimit të trupave britanike në Ukrainë

Të fundit nga