Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, foli këtë të hënë para mediave në prag të ndeshjes së play-off-it për Botërorin 2026 kundër Polonisë më 26 mars. Ai e cilësoi Poloninë si një skuadër të fortë, por theksoi se Shqipëria ka një mundësi të artë për kualifikim historik.
“Polonia ka lojtarë me shumë emra, por fitorja është mundësia e vetme për të kapur Botërorin, shansi të tregojmë veten. Është e vërtetë që në dy vitet e fundit nuk kam pasur shumë minuta te Lazio, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi krejt tjetër. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe jam i gatshëm të jap më të mirën time. Polonia ka lojtarë me shumë emra dhe cilësi, por kjo është mundësia jonë e vetme për të shkuar në Botëror. Të gjithë jemi të motivuar dhe të gatshëm për këtë sfidë,” tha Hysaj.
Ai shtoi se ndeshja është shumë e vështirë dhe një “akt final”, por skuadra ka arritur të japë maksimumin dhe është e përgatitur për sfidën:
“Jemi të kënaqur që kemi arritur play-off-in. Kjo është një mundësi për të falur Shqipërisë një Botëror të bukur. Ka mungesa të rëndësishme, por kjo është edhe një mundësi për lojtarët që të tregojnë vlerat e tyre. Mezi pres të futem në fushë dhe të bëj pjesën time. Është krenari e madhe të luash për fanelën kuqezi, sidomos në një ndeshje kaq vendimtare,” deklaroi Hysaj.
Kapiteni e përmbylli mesazhin me një thirrje për ekipin dhe tifozët:
“Të gjithë çunat janë të motivuar. Kemi një derë për të kaluar në Botëror dhe do japim gjithçka. Nëse kalojmë Poloninë, do jetë ndeshja e jetës. Do e bëjmë me zemër, siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër, dhe do bëjmë krenar çdo shqiptar.”
Burimi: botasot.info


