Hyrja e ASH-së në qeveri, Mexhiti: Koalicion i interesave, por jo edhe i integrimeve

November 22, 2022
1 minut lexim

Izet Mexhiti nga BDI thotë se Qeveria aktuale është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjerim dhe nuk do të kontribuonte edhe në sigurimin e shumicës për ndryshimet kushtetuese, shkruan TV21. Mexhiti hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe i integrimeve.

Marketing

 

YouTube video

“Sa i përket hyrjes , mendoj se fjalën kryesore duhet ta thonë ata. Pse kanë nevojë në këtë situatë pra të kyçen në Qeveri, ndërsa prej dimensionit tonë mendoj që është një Qeveri stabile e cila në fillim ka pasur 62, tash ka 64 deputetë, duke pasur parasysh që deputetët shqiptar pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë sa i përket çështjeve strategjike, integrimeve, nuk kanë dallime kur votojnë për çështje strategjike për perspektivat e qytetarëve në Maqedoni, po ashtu numri nuk i afrohet 81 për ndryshime kushtetuese, kështu që nuk duket iniciativë e shëndoshë që do i ndihmonte proceset, më tepër shihet…nëse ndodhë, mund të jetë koalicion i interesave por jo i integrimeve, të presim ditëve në vijim, ta shohim vlerësimet që do të jenë, në bazë të asaj edhe ne do të japim opinionin tonë”, deklaroi Mexhiti.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scholz: Gjermania duhet të përgatitet për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Story i radhës

(VIDEO) Kovaçevski: Lufta në Ukrainë e trazoi tregun e energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë