Hyrja e ASH në Qeveri/ Musliu: Përmbushen interesat e të dyja palëve

November 19, 2022
1 minut lexim

Shkup, 19 Nëntor – Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, veprim ky i cili po justifikohet nga njohësit e mirë të çështjeve politike si  një veprim për ti siguruar 80 deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

 

Pwr analistin politik  Albert Musliu,  ky veprim përveç kësaj  mund të konsiderohet edhe si  përmbushje të objektivave dhe nevojave partiake.

Për ASH disa arsye mund të jenë shkaku i anëtarësimit, por interesi i Aleancës është që të merr pjesë në pushtet me qëllim që të mund ti realizojw programet e veta. Ndërsa nga ana e shumicës është që ta zgjëroj numrin e shumicës që të jenë më komod në punën e saj parlamentare. Por nga ana tjetër është edhe zgjërimi tematik, sepse neve na paraprijnë tash  ndryshimet kushtetuese, ashtu që e shoh si zgjërim i interesit të dy palëve”. – tha analisti politik, Albert Musliu.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilla praktike si të pastroni kabinën e dushit prej xhami

Story i radhës

Mentor Mazreku sjell baladën “Ku mbete ti”

Të fundit nga

ShkoLartë