Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës.
Ai tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për t’u larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.
Sipas policisë, i arrestuari është futur në market, por punonjësit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe e kanë penguar autorin për të mos marrë xhiron ditore.
Sakaq, i ndodhur përballë kësaj situate, 34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen, është munduar të largohet dhe ka dëmtuar lehtë një nga punonjëset e marketit.
Burimi: botasot.info