Hyri i dehur në stacionin e policisë, 57-vjeçari në Patos kërcënon me një palë gërshërë efektivin

min lexim

Një 57-vjeçar është arrestuar nga pasi është futur në stacionin e policisë në Patos dhe ka kanosur me një palë gërshërë një efektiv policie.

Sipas policisë së Fierit, shtetasi B.H. ka hyrë në ambientet e stacionit të policisë në gjendje të dehur.

Ai kishte një palë gërshërë me të cilat kërcënoi një punonjës policie. Nga ky aksident nuk pati persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas në ambientet e stacionit të Policisë Patos, duke u konfliktuar me punonjësin e Policisë, ju sqarojmë se:

Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkuan liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon Albin Kurti

Story i radhës

RMV mund të përfshihet nga moti i ligë, paralajmërohet për kujdes

Të fundit nga