Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 9 shkurtit, kryetari i LDK-së si kryeministër i vendit do ta rris koeficientin qysh në javën e parë.
“Qytetarët duhet të reflektojnë më 9 shkurt dhe me pa se kush do t’ua rris pagat në javën e parë të mandatit, e ai është kryeministri i LDK-së zoti Lumir Abdixihiku, koeficienti në javën e parë do të rritet në 150 euro”, ka thënë Bajrami.
“Ky është premtim dhe zotim i yni. Mund ta bëj Qeveria tani, por e bënë për të blerë vota”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se secili prej qytetarëve të vendit duhet ta pyet veten a jetoj më mirë me këtë qeveri.
“Në buxhetin e vitit 2025 do të rritet koeficienti deri në 135, mirëpo kjo është korrupsion. Me taksa e qytetarëve, Qeveria do të rrit pagat për t’ua marr votat. Kjo është tentativë për të blerë vota”, ka thënë Bajrami.
Deputetja Bajrami ka thënë se si pasojë e masave të Bashkimit Evropian, Kosova ka humbur miliona euro.
“293 milionë euro Kosova s’po i merr për shkak të masave të BE-së, vetëm në 3 sektorë. Kjo është një listë që e kemi marr vetëm prej njërit prej donatorëve që janë afektuar projektet e tyre”, ka thënë Bajrami.
Deputetja Bajrami tha po ashtu se Qeveria po vazhdon të mashtrojë me shifra sa i përket rritjes së punuësimit dhe rritjes ekonomike.
“Pensionisti kur e sheh Xhelalin e Albulenën tu bo filma në veri, s’i dalin 50 euro për harxh në markete”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se Qeveria po vazhdon me propagandë tash e 4 vjet gati.