hyjne ne fuqi tarifat roaming sa do te paguajne perdoruesit kur udhetojne ne be 651bd83542dc8

Hyjnë në fuqi tarifat roaming, sa do të paguajnë përdoruesit kur udhëtojnë në BE

October 3, 2023
1 minut lexim

Pothuajse 1 vit që nga nënshkrimi i marrëveshjen për reduktimin e tarifave roaming mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi zyrtarisht që prej datës 1 Tetor 2023.

Që nga fillimi i muajit, operatorët celularë në Ballkanin Perëndimor kanë rënë dakord që çmimi për 1GB të dhëna të mos tejkalojë tarifën 18 euro edhe pse përmes ofertave dhe pakove të dedikuara konsumatorët do të përfitojnë deri në 1GB të dhëna për 1.6 euro.

Operatorët celularë në Shqipëri kanë reaguar menjëherë ku One Albania ka ulur tarifën e internetit roaming për Zonën 1 e cila përfshin pjesën më të madhe të operatorëve nga vendet e BE-së nga 60 lekë për MB në 2.4 lekë për MB.

Të njëjtat tarifa janë aplikuar për përdoruesit me parapagesë, me kontratë dhe për bizneset. Nga ana tjetër Vodafone Albania ka vendosur të mos bëhet pjesë e marrëveshjes për të vijuar ofrimin e tarifave preferenciale në roaming përmes rrjetit të saj të gjerë Europian.

Nënshkrimi i marrëveshjes për reduktimin e tarifave roaming u bë gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 Dhjetor 2022. Qëllimi i saj është reduktimi i ndjeshëm i tarifave të komunikimit dhe lundrimit të internet mes qytetarëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Deri në 2028 çmimet tavan do të vijojnë të reduktohen deri në 9 euro për 1GB. Reduktimi i radhës do të bëhet në 2026 ku çmimi për 1GB do të jetë 14 euro. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

turqia arreston 145 persona te dyshuar per lidhje me kurdet rreth sulmit ne ankara 651bd3bf245fe
Story i mëparshëm

Turqia arreston 145 persona të dyshuar për lidhje me kurdët rreth sulmit në Ankara

iran arrestohen 7 anetare te deash it 651bd8b01ab43
Story i radhës

Iran, arrestohen 7 anëtarë të DEASH-it

Të fundit nga

ShkoLartë