Hyjnë në fuqi tarifat 50% të SHBA-ve për importet e çelikut dhe aluminit! Reagimet ndërkombëtare për vendimin e Donald Trump

June 4, 2025
min lexim

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50% .

Masa e re, e cila hyri në fuqi sot (4 qershor), ka ngritur shqetësime në qarqet e biznesit dhe ato politike si brenda ashtu edhe jashtë SHBA-ve.

Administrata Trump thotë se vendimi synon mbrojtjen e industrisë amerikane të çelikut, të cilën presidenti i SHBA-ve e ka përshkruar si “kritike për sigurinë kombëtare”.

Megjithatë, linja e ashpër e Shtëpisë së Bardhë tashmë po shkakton një valë reagimesh, nga anulimet e porosive dhe rritja e kostove për bizneset amerikane, deri te rreziku i hakmarrjes tregtare nga partnerët kryesorë tregtarë, raporton BBC. 

Edhe pse Donald Trump thotë se qëllimi është të rrisë prodhimin vendas, të dhënat tregojnë se importet e çelikut ranë vetëm me 17% në muajin prill, para rritjes së re, ndërsa prodhimi i përgjithshëm mbeti i pandryshuar.

Ekonomistët paralajmërojnë për humbje më të mëdha këtë herë. Një analizë e vitit 2020 zbuloi se tarifat e vendosura gjatë mandatit të parë të Trump krijuan rreth 1,000 vende pune në industrinë e çelikut, por shkaktuan humbjen e 75,000 vendeve të punës në sektorë të tjerë, siç janë prodhimi dhe ndërtimi.

“Është shumë e pamatur të këmbëngulësh në këto lloj masash, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte industriale të ndërmjetme që rrisin kostot e prodhimit në të gjithë zinxhirin”, tha Erica York, nënkryetare e politikës tatimore në Fondacionin Tatimor.

Tensionet ndërkombëtare

Ndërsa shumica e partnerëve tregtarë të SHBA-ve janë goditur nga rritja, Mbretëria e Bashkuar është përjashtuar – përkohësisht – nga regjimi i ri, duke i mbajtur tarifat në 25 përqind. Trump ia atribuoi përjashtimin negociatave të vazhdueshme tregtare midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në Londër, njoftimi për rritjen e tarifave ka ushtruar presion të ri mbi qeverinë për të përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në. Sekretari i Tregtisë Jonathan Reynolds tha se ishte “i kënaqur” që produktet britanike të çelikut po mbroheshin për momentin dhe u zotua të vazhdonte bisedimet.

BE -ja dhe Kanadaja e kanë lënë të hapur mundësinë e hakmarrjes tregtare. Olof Gill, zëdhënësi i tregtisë i Komisionit Evropian, tha se të dy palët ishin në “negociata intensive” dhe shpresonte që SHBA-të do ta tërhiqnin masën e re.

Megjithatë, Trump nuk tregoi shenja tërheqjeje. Duke folur nga një fabrikë çeliku në SHBA të premten, ai tha se qëllimi i tij ishte t’i bënte importet aq të pafitueshme saqë kompanitë nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të kalonin te furnizuesit vendas.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Cadillac po tërheq blerës të rinj për makinat elektrike, duke përfituar nga sfidat e Tesla-s

Të fundit nga

​Modriç shumë afër kalimit në AC Milan

Luka Modrić është shumë pranë një transferimi te AC Milan pas largimit nga Real Madrid. Sipas burimeve të shumta, përfshirë “La Gazzetta dello Sport” dhe ‘Sky Sport Italia”, mesfushori kroat ka dhënë
sqmken
ShkoLartë