Hungaria e shpall “gjendjen e jashtëzakonshme” pas rrezikut për mungesë të energjisë

min lexim

Hungaria ka shpallur një “gjendje të jashtëzakonshme”, kjo në përgjigje të ndërprerjeve të furnizimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.

Qeveria e Hungarisë thotë se tani do t’i rrisë kapacitetet e saj të prodhimit të energjisë për të siguruar furnizimin e vendit.

Gergely Gulyas, shefi i shtabit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, e fajësoi luftën në Ukrainë dhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për “krizën energjetike” të Evropës.

Nuk ka gjasa të ketë gaz të mjaftueshëm në Evropë për sezonin e ngrohjes në vjeshtë dhe dimër, tha ai në një konferencë shtypi në Budapest.

“Lufta e zgjatur dhe sanksionet nga Brukseli kanë bërë që çmimet e energjisë të rriten në mënyrë dramatike në të gjithë Evropën dhe në fakt një pjesë e madhe e Evropës është tashmë në një krizë energjetike,” shtoi Gulyas.

Budapesti thotë se do të rrisë prodhimin vjetor të gazit natyror nga 1.5 miliardë metra kub në 2 miliardë metra kub.

Vendi anëtar i BE-së planifikon gjithashtu të rrisë nxjerrjen e qymyrit dhe të rivendosë një termocentral me linjit në Matra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tre arsye pse miqësitë e vërteta po bëhen gjithnjë e më të rralla në shoqërinë e sotme

Story i radhës

Numri i të vrarëve nga sulmet ruse në Chasiv Yar shkon në 47

Të fundit nga