Humels, mes ofertës serioze nga Turqia dhe Italia!
Mats Humels vazhdon të jetë lojtar i lirë në treg. Mbrojtësi gjerman është në bisedime me dy skuadra dhe së shpejti pritet të marrë vendimin final. Roma dhe Gallatasarai janë dy skuadrat që po negociojnë me mbrojtësin gjerman.
Roma ka ofruar 2 milionë, plus bonuse deri në qershor, ndërsa nga ana tjetër Gallatasarai dëshironte blerjen e mbrojtësit Hermoso, por atë e mori pikërisht Roma, dy ditë më parë.
Gallatasarai zyrtarizoi blerjen e Osimhenit dhe tani po kërkon që të përfundojë blerjet me transferimin e Humelsit.
Burimi: botasot.info