Në momentet e fundit, Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.
Ai pretendon se 17,700 trupa ruse janë vrarë dhe 1,751 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 131 helikopterë, 625 tanke dhe 143 avionë.
Information on Russian invasion
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, April 1 pic.twitter.com/PvssxTp6oL
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) April 1, 2022
Duhet të theksohet se Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Javën e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur duke luftuar në Ukrainë – një pjesë e 15,000 e vlerësuar nga NATO.